Argj

Tashmë lidhja e Argjentina Ramosajt dhe Dugi Fetahut është bërë mëse publike. Dyshja, prej disa muajsh janë duke e jetuar një romancë të bukur. Në fillim u munduan që këtë lidhje ta mbanin të fshehur, por nuk është se u rezervuan shumë. Fotot e bëra në bregdete, dolën shpejtë në media.

“Indeksonline”, kupton se Argjentina e ka lënë prapa idenë për të studiuar në një shkollë arti në Holandë, vetëm që të jetë pranë të dashurit.

Ky i fundit është vëllau i futbollisit të njohur Enis Fetahu. Aktualisht, Enisi, bashkësbortja e tij, moderatorja Vlera Isufi -Fetahu dhe çifti i ri ndodhen së bashku në Greqi veç për qejf.