Apple po përgatit një tjetër përditësim të madh për iPhone, menjëherë pasi ka mbërritur shkarkimi i ri i iOS 16.

Këtë javë, Apple prezantoi një përditësim të ri të rëndësishëm të softuerit për telefonat e saj. Shkarkimi solli një sërë veçorish të reja, duke përfshirë një ekran të ridizajnuar  dhe opsionin për të fshirë mesazhet e dërguara.

perditesim

Sidoqoftë, disa nga veçoritë kryesore që u premtuan fillimisht për iOS 16 u lanë jashtë. Si, Live Activities, një mjet që lejon njoftimet të shfaqin informacione që ndryshojnë vazhdimisht në ekranin e kyçjes. Kjo veçori u promovua edhe më shumë me iPhone 14 Pro. Tani Apple ka konfirmuar se është duke punuar në iOS 16.1, përditësimi i parë i sistemit të ri operativ.

Kjo u konfirmua nga beta e parë e cila u lëshua për testuesit. Personat mund të regjistrohen përmes faqes së internetit të Apple për të marrë ato përditësime, megjithëse ato vijnë me paralajmërimin se mund të përfshijnë edhe defekte.

‘Live Activities nuk do të shfaqen ende për përdoruesit, pasi ato duhet të integrohen nga zhvilluesit. Përditësimi i iOS 16.1 shton gjithashtu një veçori të re “Ngarkimi i energjisë së pastër” në SHBA. Ky funksion lejon telefonin të gjurmojë kohën kur rrjeti i energjisë po përdor burime më të qëndrueshme dhe të kursejë karikimin.

Disa veçori të tjera që u njoftuan me iOS 16 nuk kanë arritur ende, edhe në iOS 16.1. Ato përfshijnë mënyra të reja të ndarjes së  fotografive.

Përktheu:Lapsi.al

Marrë nga: Independent