Mediat serbe që kontrollohen nga pushteti i presidentit Vuçiq shkruajnë se Serbia do të aktivizojë kampanjën e saj për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës nga disa shtete nëse Prishtina zyrtare aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas Novostit, Serbia ka premtime të forta se 14 shtete janë gati ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta Express.

Sipas tyre, deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën me kancelarin Olaf Scholz se Kosova synon aplikimin në Këshillin e Evropës është shkelje e Marëveshjes së Uashingtonit, e që lë të hapur mundësinë që Serbia të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar.

Pas takimit në Berlin, presidenti Vuçiq ka theksuar se nëse nuk respektohet Marrëveshja e Uashingtonit “duart tona do të përcaktohen.”

Sipas zyrtarëve serbë, Beogradi s’do ta bëjë lëvizjen e parë “pasi do të deklaroheshin si provokatorë”.

Diplomati serb në pension, Zoran Milivojeviq, thotë se njoftimi i kryeministrit Kurti për aplikim në Këshillin e Evropës nuk është vetëm deklaratë e tij por është e sinkronizuar me perëndimin e që kancelari Scholz është i mirë informuar për këtë./Express