shpetim

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për lejet e dhëna për ndërtimin e dy pallatave. Bëhet fjalë për cështjen e parë në të cilën Gjika u kallëzuar penalisht, ndërkohë që ai u arrestua pak javë më parë dhe është aktualisht në një tjetër proçes gjyqësor. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Bashkë me Gjikën të pafajshëm u shpallën edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë cështje. Kryebashkiaku i Vlorës deklaroi se e priste këtë vendim, por u shpreh se nuk e dinte ende nëse do të rikandidoj për një mandat tjetër. Kallëzimi i dytë penal për të, është komentuar gjerësisht si një akt për të penguar rikandidimin e tij në Vlorë.