Në natën e dytë të festivalit evropian të “Eurovision”, ka performuar edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë festival, Anxhela Persiteri me këngën “Karma”.

Ajo ka arritur të kualifikohet në natën finale. Pas performacës Peristeri është shprehur është shumë e emocionuar.

“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”,- u shpreh Anxhela.

Vendet me të cilat Anxhela Peristeri do të përballet në finale janë Greqia, Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Suedia, Lituania, Qiproja, Belgjika, Ukraina, Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, dhe Finlanda.