Aktorja e njohur , Angelina Jolie ka nxitur sërish dyshimet për një romancë me këngëtarin The Weeknd.

Teksa ishte e ftuar në “Daily Pop” me kolegen e saj Salma Hayek për të promovuar filmin ‘Eternals’,  prezantuesi Justin Sylvester e pyeti Jolie nëse fëmijët e saj janë më të emocionuar për filmin e ri apo për miqësinë e saj me The Weeknd. Aktorja vendosi ti shmangej pyetjes për këngëtarin dhe nisi të fliste për filmin e saj.“Ata janë shumë të emocionuar për këtë film, nëse kjo është ajo që po kërkoni”,u shpreh ajo duke qeshur.Aludimet për një lidhje mes tyre nisën pasi dyshja u pa duke darkuar së bashku në fund të muajit shtator.