Angelina Jolie, së fundmi ka pasur rastin që të diskutojë rreth rritjes së fëmijëve të saj.

Kjo është arritur përmes një interviste me revistën prestigjioze “Vogue”, ku në kopertinën kryesore gjendet Jolie, shkruanDaily Mail.

45-vjeçarja ka thënë se përkundër që ka fëmijë, nuk është se lodhet edhe aq shumë, pasi ndihma e tyre është e mrekullueshme. Ajo së bashku me Brad Pitt ndan gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

“Edhe pse kam dëshiruar shumë fëmijë, gjithmonë kam pasur dëshirë që të udhëtojë në mes të xhunglës”, është shprehur Angelina.