Amber Heard ka reaguar ndaj romancës së Johnny Depp. Aktori thuhet se është në një lidhjeme ish-avokaten e tij, Joelle Rich. Ajo e përfaqësoi në padinë e tij për shpifje në 2020 në MB.

Mirëpo, një burim i afërt me Heard ka treguar për ET se ” ajo nuk po i kushton vëmendje Johnny ose jetës së tij personale.” “Amber nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”, shtoi burimi.

Rich e përfaqësoi aktorin në padinë e tij për shpifje kundër botuesit të The Sun, News Group Newspapers. Gazeta publikoi një artikull në prill 2018 kundër  Depp. Ai e humbi gjyqin në vitin 2020.

Përveç përfaqësimit të Johynny, Rich ishte gjithashtu një nga partnerët, përmes Schillings, për të punuar në çështjen e Meghan Markle dhe Princit Harry në vitin 2018 kundër Mail , të cilën ata e fituan. Schillings ka marrë edhe klientë të tjerë të shquar, duke përfshirë Ryan Giggs dhe J.K. Rowling.

Ndërsa ajo dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit, i cili u zhvillua në Aleksandri, Virxhinia, Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit gjashtë-javor.

Padia e Depp dhe Heard mori fund në qershor, me jurinë në favor të  akorit të “Pirates of the Caribbean”. Heard ka pohuar se ajo ka në plan të apelojë vendimin. Aktorët u martuan në shkurt të 2015-ës. Ajo paraqiti kërkesën për divorc në maj 2016./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/22/johnny-depp-ne-nje-romance-dashurie-me-avokaten-e-tij/