Hollywood CelebTattler ka zbuluar personat më të kërkuar në Google për vitin 2022. Faqja gjurmoi mbi  150 personazhe të famshëm  dhe përfundimisht  kurorëzoi Amber Heard si numrin 1.

Për shkak të gjyqit me ish-in e saj, Amber kryesoi listën si më e kërkuara e vitit 2022, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA. Sigurisht, ish-i në fjalë, Johnny Depp, është në vendin e dytë, duke fituar 5.5 milionë kërkime në muaj. Ish-bashkëshortët  u pasuan nga Kim Kardashian, Elon Musk, Tom Brady dhePete Davidson.

Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në google  në vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar. Ndoshta për shkak të divorcit të tij të papritur nga  supermodelja Gisele Bündchen,  kërkimi i Brady arriti në 4.06 milionë në muaj.

Kim Kardashian dhe ish-i dashuri i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë. Kim e cila ngjalli debat pasi veshi një fustan origjinal të Marilyn Monroe në Met Gala, u kërkua 3.4 milion herë në muaj në 2022. Davidson, nga ana tjetër, grumbulloi një mesatare mujore prej 3.2 milion. Elon Musk,u rendit i shtati në listë. Ai grumbulloi  3.19 milionë kërkime në Google në muaj në SHBA. Marrja e e platformës së mediave sociale dhe kthimi i ish-presidentit Donald Trumpka tërhequr vëmendjen negative të medias ndaj tij.