Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman deklaroi sot se vullneti i popullit shqiptar nuk respektohet ende plotësisht ndonëse është detyrim nga Kushtetua.

Sipas ambasadorit, vijon keqpërdorimi i institucioneve publike, intimidimi i votuesve, aksesi në media i partive të vogla apo dhe blerja e votës.

Lexo më tej: Koordinatori për Zgjerimin, Michael Gahler: Qeveria në Tiranë të mos përgojojë BE-në, por të plotësojë kushtet për anëtarësim 

“Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike.” – u shpreh ambasadori.

Norman tha se gjatë këtyre 30 viteve të fundit, demokracia shqiptare ka bërë progres, por është përballur dhe me probleme.

“Pavarësisht përmirësimeve gjatë viteve, vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht. Kushtetuta kërkon që vullneti i qytetarëve të respektohet. Fenomene negative kanë vijuar si keqpërdorimi i institucioneve publike, intimidimi i votuesve, aksesi në media i partive të vogla apo dhe blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike. Zgjedhjet e 2021 do të jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian.” – deklaroi Norman në një konferencë me temë ‘Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor’.