Hekur

Dy këngëtarët kanë bashkuar vokalet e tyre për të sjellë dicka të bukur për publikun Amantia nuk i len fansat e saj me prit gjatë dhe deklaron se pas këngës së saj të parë ”Beso”, do të publikohet së shpejti edhe një këngë tjetër.

Pas vizitës që bëri në Kosovë, ajo përmes rrjeteve sociale konfirmon se kënga e rradhës do të titullohet ”Shih, shih” dhe që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi.

Si duket Amantia ka guxim të bashkëpunojë me këngëtarë të tjerë dhe qëndron plot befasi. Tashmë e ka gjetur stilin e saj të jashtëzakonshëm dhe pretendon se do ta mbaj deri në fund, mënyra dhe imazhi i këngëtares që e shpreh përmes fansave e bën të kërkuar dhe të respektuar tek publiku.