meta_8
U bë kohë që Partia Demokratike po e sulmon ashpër LSI-në për manipulim të zgjedhjeve, për përdorim të policisë dhe administratës shtetërore, madje edhe të personave me të kaluar kriminale në këto zgjedhje. Rast simbol është shndërruar bashkia e Vorës ku direkt Ilir meta është akuzuar se po mbyll biznesin e kandidatit demokrat, se ka tentuar arrestimin e tij dhe se po përdor policinë për të intimiduar zgjedhësit.

Aq e fortë ka qenë kjo luftë e PD me LSI-në sa ka ngjallur pikëpyetjen: përse PD merret vetëm me LSI-në dhe jo PS-në?

Kësaj pikëpyetje i është përgjigjur Ilir Meta, sipas të cilit, kjo ndodh sepse PD e ka humbur betejën si parti e madhe me PS-në. Ai ka thënë në në Ora neës për Ilva Taren: “Nuk ka një garë mes PD dhe PS. Ata e kanë pranuar PS si forcë e madhe dhe tani i vetmi shqetësim është të mbajnë vendin e dytë, por dhe këtu kanë shqetësimin e rritjes së LSI. Ndaj edhe përqëndrimi i fushatës së tyre me karakter negative është ndaj LSI”, ka deklaruar Meta. Por përpos këtij argumenti që i shkon për shtat LSI-së ka edhe një argument tjetër që e sjellin njohësit e pavarur të sistemit elektoral. LSI ashtu sikurse e ka zakon po tenton të zgjerohet me dhunë në territor. Dhe duke ditur që një bashki e fituar ti dyfishon votat në zgjedhjet e përgjithshme (me punësim, klientelë struktura) ajo po bën cështë e mundur për ti marrë shumicën e 15 bashkive ku konkurron. Dhe këtu problemi nuk është më vetëm i PD-së, por edhe i PS-së e cila nëse kjo strategji e LSI-së triumfon do të jetë e detyruar ti bëjë koncesione të mëdha Ilir Metës për koalicionin e vitit 2017.