Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në kuvend që deputetët që janë jashtë grupeve të kenë në disponim kohë 10 minuta për të folur në Kuvend.

“Respektoni rregulloren ktheni kohën siç duhet, çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në procedurë të përshpejtuar për ligjin më të shtrenjtë për shqiptarët. Urtë e butë, respekto kushtetutën, respekto rregulloren. Është në nderin tuaj të jeni të drejtë me fjalët. Në konferencën e kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e limituar për të folur në foltore. Ju kam paraqitur kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve. Të gjithë deputetët që nuk janë në grup parlamentar kanë të drejtë të flasin 10 minuta.”, i tha Alibeaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.