Partia Demokratike ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar, dhe për herë të parë pas 6 muajsh në mbledhje ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu në selinë blu kanë mbërritur edhe deputetët Edmond Spaho, Flamur Noka, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edi Paloka.

Mbledhja e sotme është e para e grupit parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës që miratoi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit iniciuar nga Sali Berisha. Në krye të tavolinës siç mund të shihni në pamjet më poshtë qëndron kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

 

Në krah tij qëndrojnë Ervin Salianji dhe Luciano Boci, ndërsa në sy bie që pjesë e tryezës është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar.