Një replikë me tone të ngritura është zhvilluar jashtë skenës së foltores së Kuvendit mes deputetëve të opozitës, pak minuta pas acarimit të situatës mes Berishës dhe Ramës.

Teksa deputeti i PD Tomor Alizoti i dha kohën e tij Sali Berishës për të folur dhe për t’iu përgjigjur Ramës, pranë tij ka shkuar menjëherë Enkelejd Alibeaj, i cili në rolin e kreut të grupit të PD me sa duket e ka kundërshtuar vendimin e Alizotit.

Kjo pasi ai shihet i acaruar dhe sipas burimeve i ka kërkuar llogari se pse e la Berishën të fliste në vend të tij. Shikoni videon.