Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Në fjalën e tij, para medieve në hyrje të parlamentit, Alibeaj deklaroi se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta. Ai tha se mënyra më e mirë për të protestuar është Kuvendi. Në proncimib për mediet, deputeti tha se ka protestuar në çdo moment dhe do të vazhdojë të protestojë, por sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë.

“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë. Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.