Dalin monedhat e para britanike me ku është skalitur imazhi i mbretit Charles. Ato u zbuluan në Londër nga Royal Mint. Figura e Mbretit do të shfaqet në monedha 50 pens. Ato do të fillojnë të qarkullojnë në muajt e ardhshëm.

Do të ketë edhe një monedhë përkujtimore 5 paund. Kjo përmban dy portrete të reja të Elizabeth II në anën e pasme. Që kur monarkia britanike u rivendos në vitin 1660 pas republikës së Oliver Cromwell është bërë traditë në monedha të portretizohet monarku në drejtim, por me shikim të kundërt nga paraardhësi i tij.

Charles do të shohë nga e majta pasi portreti i Elisabeth në monedha shihet nga e djathta. Ishte vetë sundimtari që miratoi personalisht portretin zyrtar. Ato janë realizuar nga skulptori britanik Martin Jennings. Imazhi është i rrethuar nga një mbishkrim latin që do të thotë “Mbreti Charles III, me hirin e Zotit, mbrojtës i besimit”.

 

Gran Bretagna, la Zecca reale mostra le nuove monete con Carlo III Gran Bretagna, la Zecca reale mostra le nuove monete con Carlo III The Queen shows her age as portrait is updated on coins | Queen Elizabeth  II | The Guardian