Një valixhe në terminalin e trageteve në Durrës ka ngritur dyshimet e forta për bombë. Punonjësit e sigurisë e kanë pikasur një çantën dhe kanë njoftuar autoritetet. Në vendngjarje mbërritën forcat geniere, zjarrfikëset dhe autoambulanca.

Pas kontrolleve në valixhe rezultoi se brenda kishte vetëm shishe me raki.