Durres tritol

Pas dy alarmeve false për bombë një ditë më parë në Tiranë, një i tillë alarmoi sot edhe policinë e Durrësit. Salla operative mori një njoftim për një pako të dyshimtë të vendosur mes godinës së Drejtorisë Arsimore dhe gjimnazit “Hysen Çela”. Punonjësit e arsimit dhe nxënësit dhe mësuesit e shkollës u mbajtën larg godinave, ndërsa zona u rrethua nga policia. Ekspertët anti –eksploziv bënë një shpërthim të kontrolluar të pakos, e cila rezultoi se ishte bosh. Këto kohë policia po merr njoftime të shumta për pako me eksploziv, të cilat rezultojnë alarme të rreme.