Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, ndër të tjera, ka folur edhe për Real Madridin.


Në një intervistë të tij të fundit, siç raporton El Chiringuiton, miliarderi nga Katari thotë se çuditet më faktin se si “Los Blancos” e festojnë triumfin në Champions League, kur, sipas tij, janë kundër këtij kompeticioni.

 

“Është e çuditshme se si ata (Real Madridi) e festojnë triumfin në Champions League, kur dihet se janë kundër tij”, përfundoi ai.

 

Rikujtojmë se marrëdhëniet n mes të tij dhe Florentino Perez nuk janë edhe shumë miqësore, të paktën mediatikisht, prej rastit të Kylian Mbappe.