Tahiri-Zagani
Përfaqësues të antimafies Italiane mbërritën në Tiranë për të kërkuar informacion për ish-shefin a antidrogës së Fierit Dritan Zagani.

Burime pranë organit të akuzës thanë për Vizion Plus se autoritetet e vendit fqinj kanë kërkuar këto informacione pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila hetoi fillimisht ish-oficerin e antidrogës.

Mësohet se në dispozicion i është vënë dosja e procedimit penal për shpërdorim detyre, por edhe të dhëna mbi oficerin e kontaktit italian, të cilit Zagani i jepte informacione për ngarkesat e drogës.

Dritan Zagani u arratis nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit, ndërkohë që autoritete dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Italisë me dokumente të falsifikuara. Nga ana tjetër organet e drejtësisë nuk kanë ngritur hetim për deklaratat e dhëna në media të ish-shefit të antidrogës.

Zagani pretendon se të gjitha operacionet antidrogë ishin dekonspiruar nga eproret. Ne akuza ai ka përmendur dhe emra të zyrtarëve të lartë të policisë se shtetit dhe Drejtorisë se Tiranës, të cilët sipas tij nuk kane vepruar, duke arrestuar një nga grupet e mëdha të trafikut të drogës.

Por dyshohet se gjithçka ish-shefi i antidrogës e ka bere për të përfituar azil në vendin ku është strehuar. Sipas organit të akuzës Dritan Zagani shfrytëzonte informatorët e policisë për marrjen e te dhënave në lidhje me linjat e trafikut të drogës ne Jug dhe nuk vepronte siç e ngarkon ligji për të parandaluar trafikantët, por i dërgonte informacionet tek policia italiane.

Dyshohet se, për këto informacione, Zagani ishte shpërblyer me një shumë parash, e cila është provuar edhe nëpërmjet Agjencisë së Transfertave të Parave. Fakti qe informacionet e Zaganit kane mbërritur tek Guardia Di Financa Italiane është provuar në përgjimet e prokurorisë shqiptare./