gjikrokaster_prezantim_kandidat_lsi_10067
Deputeti socialist, Vladimir Kosta, komentoi gjatë një interviste sherrin e nisur mes PS dhe LSI për kreun e Këshillit të Qarkut në Gjirokastër.
Ai thotë se LSI nuk ishte në aleancë me kandidatin e propozuar nga PS.
“Të gjitha këto vijnë për shkak të Vangjel Tavos. Tavo nuk ka qenë kurrë në aleancë me PS-në. Ne kemi problem punësimin në qarkun e Gjirokastrës. Në Prefekturën e Gjirokastrës, nga 21 persona, 20 janë të LSI dhe 1 është i PS”, tha Kosta.
vladimir_kosta_926
“Marrëdhëniet me LSI janë shumë të ndera. Unë kam shumë rezerva për LSI. LSI ka abuzuar me investimet”, thekson Kosta.
Ai sërish fajëson deputetin e PS për Gjirokastrën, Arben Ahmetaj, për këtë situatë.
“Në kohën që Arben Ahmetaj ishte kryetar i Qarkut të Gjirokastrës, ishte shumë i paaftë për të ruajtur marrëdhëniet midis aleancës PS-LSI. Kolegët e vet deputetë nuk i pyeste fare. Paaftësia e tij prishi gjithçka edhe në marrëdhënie me LSI-në”.