Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Jashtme në detyrë e Kosovës ka dhënë dorëheqjën nga detyra mëngjesin e sotëm si dhe nga të gjithë funksionet që ka në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postmi në rrjetet sociale. Haradinaj sqaron se dorëheqja vjen pasi ndjen një detyrim moral ndaj akuzave që i janë bërë bashkëshortit të saj për vjedhje votash në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkruan ministrj.

Më tej ajo bën thirrje që çështja e bashkëshortit të saj së zbardhet nga Prokuroria.