Drew Barrymore flirtoi me Leonardo DiCaprio-n në Instagram, duke e quajtur atë “të nxehtë”, ndërsa komentonte në një postim në lidhje me ndryshimin e klimës.”Ti duhet të jesh i vetmi i nxehtë, dhe jo planeti ynë!” -iu përgjigj ajo postimit të tij, ku tregonte një imazh me pasojat e ngrohjes së pakontrolluar globale.

Fansat aq deshën dhe filluan të komentojnë nën përgjigjen e Barrymore, shumica e të cilëve e admironin aktoren për komentin e hapur, që mund të jetë bërë qoftë edhe për argëtim.

Ajo më vonë shtoi një koment më të përshtatshëm në të njëjtin postim, duke shkruar:

“Faleminderit që gjithmonë ke qenë pionieri i shpëtimit të Tokës sonë.”