Aktori, Julian Deda ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për primaret brenda Partisë Demokratike në garën për Bashkinë e Tiranës.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Deda thotë se Tirana prej vitesh ka qenë krye mundësia për të gjithë qytetarët, por sipas tij, këtë shkëlqim e ka humbur pak nga pak.

 

Deda renditi disa çështje, që sipas tij janë problematikat e kryeqytetit, duke nisur nga ndërtimi pa kriter i pallateve, tek zhdukja e parqeve dhe problematikat e bizneseve.

 

Sipas aktorit, ka ardhur koha që kryeqyteti të punojë në interes të qytetarëve të saj, dhe mos t’i shërbejë interesave politike të një njeriu të vetëm. /PanoramaPlus/