Një aktiviste e PD-së në Pogradec i kërkoi Sali Berishës që t’i printe ndryshimit. Për kryetarin Lulzim Basha, ajo tha se vendimin e përjashtimit të Sali Berishës e ka bërë me dinakëri pasi u rizgjodhë vetë në krye të PD-së.

“Po të ishte burrë ai, e kishte marrë vendimin për përjashtimin tuaj para se të bëhej kryetar i PD-së, por nuk ia mbante se asnjë votë s’do të merrte. T’u bëftë dita një mijë zoti Berisha. Ju lutem na prijë drejt ndryshimit”, tha mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky I fundit hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.