toma aksident
Tom Doshi është aksidentuar sot në hyrje të Velipojës. Policia njoftoi se makina e tij, një Audi i blinduar, është përplasur me një BMW që udhëtonte në drejtim të Shkodrës. Mësohet se Doshi nuk është lënduar. Makina tjetër drejtohej nga Klodian Mema, banues në Hot të Ri. Edhe Mema ka shpëtuar pa dëmtime. Policia rrugore po heton shkaqet e aksidentit.