Tre persona janë arrestuar pas aksidentit të rëndë me teleferik në Itali. Sipas medieve italiane, mes të arrestuarve janë edhe shefi dhe inxhinieri i kompanisë Ferrovie del Mottarone, që operonte teleferikun. Mediat thonë se po hetohet për vrasje për shkak të neglizhencës.

Të dielën, kabina e një teleferiku që lidhte qytetin e Streza, në brigjet e Liqenit Maggiore, me malin Motarone, ra nga qindra metra lartësi, duke vrarë të gjithë personat që ndodheshin në të. I vetmi i mbijetuar i tragjedisë është një fëmijë 5-vjeçar, i një familje me origjinë nga Izraeli. Teleferiku Stresa-Motarone transporton turistët nga qyteti në brigjet e liqenit në një lartësi prej 1300 metra, në krye të malit Motarone, dhe udhëtimi zgjaste 20 minuta.