aksident2

2 të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth ores 06.30 ne aksin rrugor Stom Golem – Shkodër në vendin ne ngjitje te Ures Trenit përballë ures Bardhaj. Një mjeti Foristrate Nisan me Targa AX188NË, qe drejtohej nga shtetasi Vat Fusha, vjeç 33, banues ne Grude e Re ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane gjetur vdekjen pasagjeret Neritan Kuçaj vjeç 18, banues ne Shtoj i ri Shkodër,  Alfred  Stafaj vjeç 20, banues ne Grude e Re Shkoder dhe ne gjendje jashte rrezikut per jeten drejtuesi mjetit shtetasi Vat Fusha  dhe pasagjeret T. K., vjeç 34, banues Grude e Re, A. S., vjeç 25,  banues Grude e Re. Nga këqyrja e vendit te ngjarjes duket se ka qene shpejtesia e madhe qe ka bere qe automjeti tip Nisan te humb kontrollin dhe te dal jashtë rrugës duke perfunduar rreth 10 metra posht ne nje rruge dytesore. Automjeti fillimisht eshte perplasur per disa tuba e me pas me murin e një shtëpie. Mesohet se 2 te rinjtë kane humbur jeten gjate transportit per ne spitalin e Shkodres.