aksident_20
Një i vdekur dhe 5 të plagosur, ky ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur sot në Fushë Krujë.Mësohet se mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip fuoristradë, ‘Ford’, me targë AA425KA, në pronësi të Bardh Hakës dhe mjeti tip ‘Audi-A6’ me targë TR7069T, që drejtohej nga Marlen Spahia, 23 vjeç.Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mirërriten në vendin e ngjarjes he nisën hetimet. Ndërkohë, të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit, për të marrë mjekimet e nevojshme. Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, por dhe të lënduarve.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë.