Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Vorës. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë dëme të konsiderueshme, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky aksident ka sjellë bllokim të qarkullimit në autostradë, ndërkohë që policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për rikthimin e lëvizjes normale. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasjen e mjeteve, ndërkohë që vijojnë hetimet nga policia për ngjarjen.