Rreth 134 makina u përfshinë në një aksident në Japoni ditën e sotme, teksa  një stuhi dëbore goditi një pjesë të autostradës. Si pasojë  një person ka humbur jetën dhe  disa të tjerë u plagosën. Stuhia ka prekur një pjesë të autostradës “Tohoku Express” në prefekturën Miyagi rreth mesditës në një gjatësi rreth 1 km. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e dëborës intensive, e cila e bëri të pamundur pamjen për drejtuesit e automjeteve.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije. Gjatë 24 orëve të ardhshme, në rajonin e Tohokut pritet të bjerë gati gjysmë metri borë.