Ndërsa ngacmoi me kunja Lulzim Bashën në parlament, kryeministri Rama e këshilloi atë disa herë për të mos qenë si Sali Berisha. “Ai është qenef, ti je pllakë majolike” tha Rama ndërsa i mëshoi konfliktit brenda në PD, duke i thënë disa herë Lulzim Bashës se “je në hall të madh dhe nuk e fsheh dot”. Fjalimin e mbylli me kunjat për Bashën, duke e këshilluar t’i qëndrojë larg imitimit të Berishës dhe duke i thënë se gjithnjë e ka konsideruar mik Lulzim Bashën.

“Ji në lartësinë e flokëve të lyera me kujdes! Ji në lartësinë e kostumit të qepur me kujdes! Ji në lartësinë e hallit, sepse përgjithësisht ke treguar se i fsheh mirë ato që mendon, por nuk mund të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua që të kam konsideruar dhe të konsideroj mik, është fyese” tha Rama.

“Mirëmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar ndonjëherë, je armiku im dhe gjithnjë kur më sheh të kujtohet ora e rërës” u shpreh Basha në përgjigjen e tij.