Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj u pyet gjatë konferencës për shtyp nëse do të pranonte të bënte koalicion me Partinë Socialiste.

Ai tha se nëse do të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“Nëse unë do të jem kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje. Unë mendoj që përballë Edi Ramës duhet një lider dhe një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama ku njerëzit të mendojnë se je i pa korruptuar”- shtoi ai.

Shehaj u shpreh se kandidatët për deputetë duhet të votohen nga anëtarësia me një anëtar një votë, ndërsa shtoi se edhe në fushatën elektorale kandidatët duhet të shtyhen për të marrë vota personale.

“Unë mendoj që të gjithë kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin sa më shumë vota personale. Sigurisht nëse të gjithë kandidatët duhet të ishin shtyrë për të marrë sa më shumë vota, do të kishte shumë më shumë vota për Partinë Demokratike”, tha më tej.