Një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk ka pritur më të zvarriset pas squlltësisë së Lulzim Bashës. Ndërkohë që lideri demokrat ka folur për masakër elektorale por nuk ka përcaktuar rrugën e ardhshme të partisë së tij, Agron Shehaj e ka anashkaluar çështjen e shitblerjes së votës dhe ka shpallur se opozita do të hyjë në parlamentin e ardhshëm.

 “Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.”, shkruan përmes një postimi në Facebook, duke pranuar kështu zgjedhjet e 25 prillit.

Agron Shehaj ishte një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare i cili bëri një fushatë model të bazuar kryesisht në takimet kokë më kokë dhe duke vënë theksin te komunikimi përmes rrejteve sociale. Pikërishtë për këtë ai u rendit menjëherë pas Bashës në listën e preferencave të demokratëve.