Agnesa Vuthaj është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale. Vetëm disa muaj më parë në mediat rozë bëri bujë një lajm se Agnesa ishte në lidhje me një biznesmen indian, 57-vjeçar. Mirëpo Agnesa i hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke u shprehur se me të kishte marrëdhënie shoqërore dhe se nuk do të zgjidhte kurrë një të huaj për ta pasur si partner.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ajo është shprehur se lajmet që kanë dalë në media kanë qenë tendecioze dhe që tregojnë hapur se sa shoqëri paragjykuese jemi ne.

“Unë kam reaguar për të goditur fenomenin, sepse lajmet që dolën ishin shumë seksiste. Nuk besoj se do të shkruhej e njëjta gjë nëse do të fotografohej një djalë në po të njëjtin avion privat me një biznesmen dhe këtu dalim tek ajo shoqëria paragjykuese”, tha modelja.
Duke folur për jetën e saj private ajo tregoi se gjithmonë ka qenë në lidhje me meshkuj që nuk janë pjesë e showbizit, sepse ka dashur që këtë pjesë ta mbajë jashtë larg vëmendjes mediatike. Ndërsa kur u pyet për statusin e saj aktual, Agnesa u shpreh: “Jam e mbushur me dashuri”, duke qeshur.
Ndërsa në pjesën “Ndaje ose haje”, modelja tha se lidhjet e saj të dashurisë kanë qenë shumë të shkurtra dhe se më e gjata ka zgjatur rreth 1 vit.