Andrea Agnelli nuk e ndoqi skuadrën për finale e Superkupës italiane, por e ka parë suksesin e juventusit të tij në distancë. E në fund ka festuar në rrjetet sociale. “Janë 10 vjet radhazi që fitojmë një trofe…kujtime të bukura, por më e mira është gjithnjë ajo që vjen”, ka shkruar presidenti bardhezi.

Në total nën drejtimin e tij, Zonja e Vjetër nga 2010 ka fituar nëntë kampionate, pesë Superkupa italiane e katër Kupa Italie. Aspak keq.