Agjenti i Robert Lewandowskit raportohet se ka blerë fanella nga dyqani i klubit të Barcelonës me emrin e klientit të tij të printuar në shpinë, mes spekulimeve për një transferim të lojtarit në “Camp Nou”.


33-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munihu këtë verë dhe nuk do të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon për pak më shumë se një vit.

 

Barça besohet se dëshiron të sjellë Lewandowskin në Kataloni, me një raport që pretendon se ata mund të shesin Frenkie de Jong për të ndihmuar në financimin e operacionit për ofrimin e polakut, përcjellë KosovaPress.

 

Sipas gazetarit Gerard Romero, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, ka ngacmuar tifozët e Barçës pasi ka blerë 10 fanella nga dyqani zyrtar i klubit në Paseo de Gracia me emrin e lojtarit të printuar në shpinë.

Pas tetë viteve të mbushura me trofe me Bayernin, Lewandowski është i prirur të kërkojë sfida të reja dhe do të shqyrtojë opsionet e tij përpara sezonit 2022-2023.

Sulmuesi veteran, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsean, ka shënuar 344 gola në 375 paraqitje për skuadrën bavareze në të gjitha garat që kur iu bashkua klubit në vitin 2014.