Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie. Ai ndërkohë vuan masën e arrestit me burg për inceneratorin e Fierit. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka lënë në fuqi masën arrest me burg ndaj Kokës.

Koka kërkon masë më të butë sigurisë për arsye shëndetësore. Ai ka sjellë një ekspertize mjekësore, ku rezulton se vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta.

Ndaj tij rëndojnë dy masa sigurie arrest me burg. Përveç inceneratorit të Fierit ai akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit, aferë për të cilën u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar.