Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ listat e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në orën 12:00 pritet që në selinë e PD-së të nisë maratona e marrëveshjeve me aleatët. Aleatët do të shkojnë veç e veç për të firmosur marrëveshjen me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku kjo marrëveshje do të mbajë edhe numrin e kandidatëve për deputetë që do të publikohen në muajin mars. Turin e këtyre takimeve e prin kreu i PAA-së, Agron Duka, dhe më pas në orën 13:00 me Dashamir Shehin si dhe në 14:00 me Shpëtim Idrizin nga PDIU apo dhe demokristianin Nard Ndoka në 14:30.

Agron Duka do të përfaqësohet me kandidatë nga partia e tij në 12 qarqe, por vetëm një do të jetë në listë të sigurt. Ndërkohë që Shpëtim Idrizi do të përfaqësohet në 11 qarqe. Ndërsa Ndoka ka një emër në listë të sigurt dhe përfaqësia nga partia e tij do të jetë 7 kandidatë.

Ndërkohë, Fatmir Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka arritur ende një marrëveshje përfundimtare. Balkanweb deri më tani nuk është rënë dakord për përfaqësinë e PR-së në listat. Mediu ka kërkuar në bisedë e sipër që PR-së, t’i njihet pesha elektorale dhe se kandidatët që do të vijnë nga kjo parti, të shihen si kandidatë të koalicionit opozitar.

Kujtojmë se dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Basha në selinë e PD-së. Takimi në fjalë është folur për listat në zgjedhje, ku LSI do të përfaqësohet nga listën e saj dhe aleatet e kryesuar nga PD, do te kene listen e tyre. Opozita e bashkuar do te kete dhe nje marreveshje per qeverisjen pas 25 prillit dhe eshte diskutuar dhe axhenda e fushates zgjedhore, deri ne diten e zgjedhjeve.