adrian1

Adrian Hadribeaj vazhdon karrieren e tij ne ShBA ne kampionatin MMA, ne artet marciale te miksuara,sporti me ekstrem i nje luftetari te arteve marciale.
Ish kampioni i shumfishte i kartese jo vetem ne Shqiperi, por njekohesisht edhe kampion i ballkanit ne Veria te Greqise, apo nenkampion i Europes ne Ismir te Turqise ne vitin 2007, dhe vendi i 7 te ne bote ne Trieste te Italise.
Tanime 24 vjecari ka nisur nje start krejtesisht te ri duke u futur ne nje suaze sporti, ku nuk gjendet asnje shqiptar tjeter.
Hadribeaj i lindur ne Tirane, fitoi ne menyre impresionuese 9 ndeshje rrjesht ne MMA si amator.
Por forma e tIj e shkekelqyer, forca fizike dhe teknika e te luftuarit terhoqen shpejt vemendjen e specialisteve amerikane.
Menaxheret nga Amerika Veriore, i afroan shpejt oferte per te garuar si profesionist dhe shifrat jane serish positive.
Kater ndeshje dhe kater fitore, dhe karriera profesioniste ka nisur ne menyren me te mire te mundshme
Dhe Ardiani vazhdon nje ender, nje ender per tu qene pjese e elites boterore ne nje sport qe eshte ekstremisht i veshtire.
Gjate ndeshjeve te tij ka rene ne sy flamuri shqiptar qe e shoqeron ne cdo moment, gjithashtu perkrahja e tifoze kuqezi qe jetojne ne ShBA.
Atmosfera dhe perkrahja e tifozeve ka qene sinjifikative, dhe Hadribeaj deshiron qe sebashku me ta te festoj nje dite titullin kampion bote…