adel

E kush nuk e mban mend duetin e famshëm të motrave Ismaili atëherë, “Dy motra, një frajer” theu rekordet e shikueshmërsië atë kohë e vazhdon të dëgjohet edhe sot. Para disa ditësh Adelina ishte e ftuar në një emsionin 1 kafe me labin në Kosovë, e teksa fliste për karrierën e saj ndër vite dhe planet që ka në të ardhsmen, na ra në vesh ca fjalë që tha për motrën e saj Zanfinën. Pavarsisht se nuk është subjektive ajo tregoi se Zanfina është një ndër më të pëlqyerat e saj në estyradë dhe se ndoshta në një të ardhme të afërt mund të parashikohet një duet mes të dujave. Ky duet ishte paraparë të bëhej 2 vite më parë, por Adelina thotë që është ende në bisedime me Zanfinë apo ‘negociata’ siç i çuan ajo. Të shohim dhe të presim se mos në fund të viti mund të kemi një super projekt dhe një super këngë nga Motrat Ismaili.