Adelin
Këngëtarja Adelina Ismaili gjendet në Amerikë, ku edhe është duke punuar në projektin e saj më të ri.

Në postimet që këngëtarja ka bërë në rrjetin social Facebook ajo ka treguar se në New York është takuar me reperin G4shi, një reper që premton shumë në tregun Amerikan.

Dyshja kanë realizuar gjithashtu foto-sesione me të fotografin Fadil Berisha, i cili kohëve të fundit ka realizuar disa foto-sesione me artistë të ndryshëm të estradës tonë.

Adelina Ismalili përmes një postimi ka treguar detajet nga projekti i saj i ri, bashkëpunimi me G4shin, kështu duke treguar se kënga po vjen shumë shpejt, ajo titullohet KARMA ndërsa fotografinë për “coverin” e ka bërë Fadil Berisha, deri sa për stilin janë kujdesur vetë Adelina Ismaili, G4shi si dhe Blair Berisha / B.B Couture, ndërsa për makeup Isabela NYC Makeup.
Kënga pritet të lancohet në iTunes edhe në Youtube shumë shpejt.