Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor ish-rojen e shkollës në Babbru, Abas Doga, pasi abuzoi me një vajzë të mitur. Goga është dënuar me me 18 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg. Ish-roja e shkollës do ta kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Po ashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Fajtor është shpallur edhe i mituri R.O, i cili do të kryejë 3 vjet e 8 muaj burg. Edhe i mituri F.B u shpall fajtor dhe e presin 3 vite e katër muaj burg.