Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë me dije se së bashku me kryministrin Edi Rama ka vizituar rrethinën Irpin të Kievit.

Në një postim në Twitter, Abazoviç shpreh mbështetjen për Ukrainën, që ka humbur shumë jetë dhe po vuan prej muajsh

“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua …Ne simpatizojmë Ukrainën për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, shkruan Abazoviç.