Kryeministri Rama tha se kundërshtari i tij në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lulzim Basha nuk meriton të jetë në krye të shtetit. Në një takim me fermerët në Rrogozhinë, Rama tha se Basha është vetëm një kukull që qesh dhe që nuk ka kurajo të thotë asnjë fjalë.

“Ndërsa ai që e kurdis, Saliu, bën thirrje që njerëzit të mos bëjnë vaksinën, sepse të vdes.  Nëse një nga ne thoshte këto, do të ikte, do të dilte jashtë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nëse njerëzit duan të ndërpritet vaksinimi, le ta votojnë. Ai e cilësoi fushatën e PD-së një sjellje të papërgjegjshme, duke thënë se opozita është antishteti.