Seriali shumë i famshëm “Sex and the City”, do të rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial, i cili do të titullohet “And Just like That” dhe pritet të nisë xhirimet së shpejti.

Kastit të aktorëve tashmë të konfirmuar si Sara Jessica Parker në rolin e Carry Bradshow, Kristin Davis (Charlotte) dhe Cynthia Nixon (Miranda), ndërkohë që aktorja Kim Cattrall ka konfrimuar që nuk do të jetë pjesë e serialit, do t’i shtohet dhe aktorja Sara Ramirez, e cila do të mbulojë në një farë mënyre rolin e Samantës.

Aktorja e njohur nga seriali “Grey’s Anatomy” ku interpreton rolin e një doktoreshe biseskuale dhe në projektin e ri do të luajë rolin e një kabarestike karizmatike e cila do të jetë e fiksuar pas Carry-it. Seriali fillimisht është planifikuar me 10 episode.

Përsa i përket kastit të filmit, kujtojmë se aktori Chris Noth para pak kohësh deklaroi se nuk do të jetë pjesë e rikthimit të “Sex and the city”, por mesa duket ka ndërruar mendje.

Së fundmi, “HBO Max” ka njoftuar se Noth do të rikthehet me rolin e Mr.Big në serialin me titull “And just like that”, që është rikthim i “Sex and the city”.

“Jam i lumtur që do punoj me Chris në “And just like that”. Si mund ta rikthenim “Sex and the city” pa Bigun?”-tha producenti ekzektuiv Michael Patrick King.

Noth do të jetë partneri i Sarah Jessica Parker, pra Carrie-t.

Gjatë verës priten të fillojnë xhirimet dhe produkti final do të dalë në transmetim në fundin e vitit 2021 në filllim të 2022-it. Në qendër do të jenë personazhet e njohura ndërsa vazhdojnë jetën me historitë dhe ngjarjet e tyre, por tashmë si 50 vjeçare. Producenti i serialit Michael Patrick King shprehet entuziast dhe ka pritshmëri shumë të larta për këtë produksion.