Nëntë qershor, në orën 10:00. Kjo është data dhe ora që vendosi Konferenca e Kryetarëve për votimin në Kuvend të raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se pas disa javësh mbledhje provash e faktesh, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët miratoi raportin për shkarkimin e Metës.

Sipas këtij komisioni, Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkeljet e Presidentit, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.