Galatasaray transferon lojtarë të rëndësishëm në klub për të lënë pas vetës makthin që përjetuan në edicionin 21/22. Lojtarë të tillë si Sergio Oliveira, Leu Dubois, Haris Seferovic dhe Fredrik Mitdsjö janë transferuar tashmë në klub, por atyre u bashkohen edhe Lucas Torreira dhe Dries Mertens.


Krahas gjithë këtyre lojtarëve, thashethemet e fundit nga Spanja dhe Turqia bëjnë të ditur se Galatasaray synon edhe transferimin e Cristiano Ronaldos transmeton Telegrafi.

 

Sipas asaj që raporton gazetari Ali Naci Küçük nga Hürriyet, Galatasaray ka rënë vërtet në kontakt me Ronaldon.

 

“Galatasaray është një klub kaq i madh, por unë nuk do të doja të luaja për një ekip që nuk është në Ligën e Kampionëve”, u përgjigj Ronaldo.

U vu re gjithashtu se probabiliteti i transferimit të portugezit te gjiganti turk u shfaq si 84 për qind në faqet e transferimeve.

Jo vetëm kaq, Ronaldo ka pëlqyer një koment të një tifozi të Galatasaray që shkruante: “Eja në Galatasaray” në Instagram.