Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe 3 persona të tjerë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Aktualisht tek Infektivi janë të shtruar 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.